Veseli në emër të familjes falënderon ata që iu qëndruan pranë pas vdekjes së kryefamiljarit

Veseli në emër të familjes falënderon ata që iu qëndruan pranë pas vdekjes së kryefamiljarit

Djali i vëllait të Kadri Veselit, Hylmi Veseli, ka shprehur falënderime për të gjithë qytetarët që shkuan në vizitë dhe shprehën ngushëllimet e tyre për vdekjen e kryefamiljarit, Fazli Veseli.

Veseli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shprehur falënderimin në emër të familjes, derisa veçoi edhe stafin mjekësor të Klinikës Infektive të SHSKUK’së dhe Spitalit të Mitrovicës.

“Të gjithë ju që na vizituat dhe na shkruat për të na ngushëlluar për humbjen e prindit dhe gjyshit tonë, keni marrë një copë pikëllimi nga pikëllimi ynë dhe na e keni lehtësuar dhimbjen”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

Babai i ish-kryeparlamentarit vdiq të mërkurën, derisa pjesë e varrimit të tij ishte edhe vetë Kadri Veseli, i cili mori leje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Postimi i plotë:

Related Articles