Një person nga Kaçaniku është vet plagosur në një lokal, i cili kishte qenë vetë i dyti dhe ishte takuar me tre persona të tjerë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë, ku thuhet se viktima ishte plagosur në këmbë dhe ishte dërguar në QMF-Kaçanik, e më pas edhe në QKUK.
“Sipas viktimës revolja ishte e tija dhe ishte vetë plagosur, mirëpo sipas viktimës, mundët me ndodhë qe dikush ja ka marrë revolen pasi është plagosur. Në vendin e ngjarjes –gjegjësisht në tavolinën ku kanë qenë të ulur personat e përfshirë në rast janë sekuestruar nga forenzika tri gota qelqi , tre filgjana porcelani dhe dy shishe uji të cilat do të ekzaminohen për të vërtetuar rrethanat e rastit”, thuhet në raport.
Tutje, në njoftim thuhet se është sekuestruar edhe vetura e viktimës dhe dy telefona celular pasi sipas Policisë ende nuk janë sqaruar rrethanat e rastit.