Vetaksident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Vetaksident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Një veturë është vetaksidentuar në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë rreth orës 18:00, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar aksidentin i cili ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Rreth orës 18:00,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka thënë Agron Borovci për Gazetën Enigma.

Related Articles