Vetaksident në Pejë, vdes i mituri

Vetaksident në Pejë, vdes i mituri

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, nga ku mbeti i vdekur një i mitur, raporton Gazeta Enigma.

Vetaksidenti ndodhi në fshatin Treboviq të Pejës, teksa në veturë ishin tre të mitur.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ne u njoftuam rreth orës 00:02 për vetaksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq. Vetura k dalur në rrugë dhe është përplasur me një shtyllë betoni. Tre persona pësuan lëndime trupore, ku njëri prej tyre nuk iu bëri ballë. Dy të tjerët u dërguan në Emergjencën e spitalit të Pejës për trajtim fillestar, e më pas u bartën për në QKUK. Njësitet relevante të policisë po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 00:02 në rrugën Pejë-Trestenik, kur automjeti që po qarkullonte në atë drejtim dyshohet se nuk iu përshtat kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin dhe duke goditur një shtyllë betoni.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Dy personat e tjerë të mitur të përfshirë në aksident janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të natyrës së lëndimeve janë transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë./ Gazeta Enigma.

Related Articles