Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Parallovë, në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Sipas zëdhënësit të policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar nga ky vetaksident.
“Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani. /Gazeta Enigma
Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, raportohet për dëme materiale
