Vetaksident në Sibovc të Podujevës, një i lënduar

Vetaksident në Sibovc të Podujevës, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar nga një vetaksident në fshatin Sibovc të Podujevës.

Për Gazetën ‘Enigma’ lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar edhe për trajtim mjekësorë.

“Sot rreth orës 19:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor,” u shpreh ajo.

Tutje, Ahmeti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve./Gazeta Enigma/

Related Articles