Vetaksident në Vogovë të Gjakovës, humb jetën një person

Vetaksident në Vogovë të Gjakovës, humb jetën një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar,raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:05, ku një automjet është vetaksidentuar pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

“Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.” – njoftoi zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes. /Gazeta Enigma/

Related Articles