Mbrëmë pas mesnate, ka ndodhur një aksident në një fshat të Gjilanit.
Konkretisht në fshatin Bresalc, në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Për pasojë vozitësi ka marrë lëndime të lehta ku i njëjti, menjëherë pas trajtimit është liruar për në shtëpi.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga policia.
“Një vetaksident trafiku ka ndodhë pas mesnate në magjistralen Gjilan-Prishtinë në fshatin Bresalc komuna Gjilan. Policia e Kosovës njësiti i trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se ka ndodhë një vetaksident ku një veturë me tabela vendore dyshohet se ka humbë drejtimin dhe është përplas jashtë rrugës. Me këtë rast vozitësi ka kërkuar ndihmë në spitalin rajonal dhe raportohet se ka pësuar lëndime të lehta dhe lirohet në shtëpi”, tregon zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Rasti po hetohet nga hetues të trafikut rajonal në Gjilan. /Gazeta Enigma