Vetaksident në rrugën Kamenicë-Gjilan, lëndohet një person

Vetaksident në rrugën Kamenicë-Gjilan, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, më 16 maj 2025, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Kamenicë-Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një vetëaksident ku është përfshirë një kamionetë me targa vendore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha se shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, duke bërë që mjeti të përfundojë i rrokullisur në rrugë.

Përveç dëmeve materiale, ngasësi ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ai ka marrë trajtim mjekësor në qendrën emergjente të Gjilanit dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Policia njofton se rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e aksidenteve.

Related Articles