Vetëdorëzohet në polici i dyshuari kryesor për vrasjen e Driton Salihut në Mitrovicë

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari kryesor për vrasjen e Driton Salihut në Mitrovicë

Në orët e mesditës së sotme në Sektorin Rajonal të Hetimeve është vetëdorëzuar i dyshuari F. V., 29 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Driton Salihut dhe plagosjen e vëllait të tij Jetonit gjatë vitit të kaluar në Mitrovicë.

“I dyshuari kohë më parë është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Vrasja për të cilën dyshohet F. V ka ndodhur më 10 korrik të vitit 2021 në Mitrovicë. 49 vjeçari Driton Salihu kishte vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit, ndërsa vëllai i tij 52 vjeçari Jeton Salihu kishte mbetur i plagosur.

Related Articles