Vetëdorëzohet në polici Liridon Podrimja, po kërkohej për disa vepra penale

Vetëdorëzohet në polici Liridon Podrimja, po kërkohej për disa vepra penale

I kërkuari nga Policia e Kosovës, Liridon Podrimaj është vetëdorëzuar në polici, raporton Gazeta Enigma.

Podrimaj prej disa ditësh po kërkohej për veprat penale kërcënim ndaj personit zyrtar, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuartë armëve” si dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 12.02.2026, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, ku i njëjti me datën 23.02.2026 është vetëdorëzuar në Polici. Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, njofton Policia. / Gazeta Enigma.

Related Articles