Vetëplagoset teksa po e pastronte armën

Vetëplagoset teksa po e pastronte armën

Një burri në Mitrovicë ka pësuar lëndime trupore, pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ka raportuar Policia në raportin njëzetekatër orësh.

Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Related Articles