Kombëtarja e veteranëve të Kosovës tash e disa ditë ndodhet në Antalia ku po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Best Masters”.
Kosova bën pjesë në Grupin A të këtij turneu me Diyarbakir, Adiyman Spor dhe Yalova Masters. Veteranët e drejtuar nga përzgjedhësi Jusuf Tortoshi, në ndeshjen e parë kanë barazuar 0:0 me skuadrën Diyarbakir, derisa sot kanë shënuar fitore në përballje me skuadrën Yalova Masters, me rezultat bindës 5:0.
Kjo fitore ka bërë që Kosova ta kryesojë grupin me 4 pikë, aq sa ka edhe Diyarbakir, derisa nesër e zhvillon ndeshjen e fundit në grup kundër skuadrës Adiyman Spor, e cila ka një pikë nga dy ndeshjet e para. Në rast të fitores, atëherë veteranët e Kosovës do ta sigurojnë kalimin në gjysmëfinale të këtij turneu.