Vetëvendosje del me sllogan për zgjedhjet e Balotazhit

Vetëvendosje del me sllogan për zgjedhjet e Balotazhit

Gjatë ditës së hënë, Vetëvendosje ka dalë në sheshin Nëna Terezë për të mbledhur nënshkrime për anëtarësime në parti – në përpjekje për t’i rritur gjasat e kandidatëve të saj në balotazh për të fituar garat respektive.

Ndërkohë, një veprim tjetër ka ardhur në rrjetin social Facebook, e në të cilën është ndryshuar fotografia e kopertinës ku shfaqet slogani i partisë së kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjet komunale.

“Bashkë Qeverisim. Për Komunën!” – është slogani i kësaj partie politike.

Kjo parti politike kishte pasur gjithnjë sllogane kreative që preknin vëmendjen e popullit.

Kujtojmë që partia e Albin Kurtit nuk ka arritur deri tash që të fitojë ndonjë komunë në Kosovë. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles