Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se gjatë tremujorit të fundit ka shpenzuar gjithsej 351,708 euro.
Sipas raportit, shpenzimet më të mëdha të VV-së kanë shkuar për shpenzime të përgjithshme, me 257,685 euro, ku dominon kategoria e pagave dhe mëditjeve me 195,187 euro, shkruan Gazeta Enigma.
Ndër shpenzimet e tjera:
- Shpenzime komunale: 3,198 euro
- Shërbime telefonike: 4,194 euro
Qiraja e zyrës për këtë periudhë ka arritur në mbi 55 mijë euro.
Për transport, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 29,100 euro, e cila ndahet si më poshtë:
- Karburante: 12,029 euro
- Transport të njerëzve: 13,975 euro
- Mirëmbajtje e automjeteve: 3,094 euro
Blerje mallrash: VV-ja ka shpenzuar 35,560 euro, duke përfshirë:
- Furnizime për zyrë: 7,447 euro
- Inventar zyre: 3,752 euro
- Ushqim dhe pije: 24,361 euro
Për “shpenzime përfaqësimi,” VV-ja ka ndarë 18,000 euro, dhe 4,000 euro për salla dhe hapësira të tjera.
Në fund, dy kategoritë me shpenzime më të ulëta kanë qenë investimet logjistike me vetëm 930 euro dhe shpenzimet e tjera me 779 euro.
Ky raport tregon se VV-ja vazhdon të investojë në aktivitete të ndryshme për mbështetje të operacioneve të saj./GazetaEnigma/