Vetura e sekuestruar me mbishkrimin “KFOR” është e Radojiçiqit

Vetura e sekuestruar me mbishkrimin “KFOR” është e Radojiçiqit

Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal të madh armësh të cilat i takojnë grupit terrorist i cili gjatë së dielës kreu sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, e ku i vdekur mbeti polici Afrim Bunjaku.

Një konferencë për media ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, konfirmoi se njëri nga veturat e konfiskuara e tipit Mercedes Benz G Class, me mbishkrimin “KFOR”, i takon nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radojiçiq, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Po ashtu Radojiçiq, është i sanksionuar edhe në “Listën e Zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related Articles