Vetura godet këmbësorin në Fushë Kosovë, pëson lëndime të rënda

Vetura godet këmbësorin në Fushë Kosovë, pëson lëndime të rënda

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një veturë të premten në Fushë-Kosovës, shkruan Enigma.

Policia ka bërë të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles