Një aksident me lëndime të rënda trupore ka ndodhur dje në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa shoferi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE- Prizren / 24.03.2024-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.”