Një veturë ka goditur një fëmijë në në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se i aksidentuari ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës.
“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova. /Gazeta Enigma/