Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, derisa vetura e ka goditur këmbësorin raporton Gazeta Enigma.
Ky aksident ka ardhur si rrjedhojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe rrethanave të rrugës.
“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshimti, kishte qene duke e drejtuar automjetin e tipit Mercedes, duke qarkulluar ne aksin rrugore Malisheve-Kijevë, duke mos e përshtat shpejtësinë kushteve, rrethanave te rrugës, me te arritur ne hyrje te fshatit Kijevë, vozitësi i lartcekurë papritmas me pjesën e pare ballore te krahut te djathte te automjetit ti, e godet këmbësorin prapa, i cili ishte duke lëvizur këmbë buzë rruge , nga goditja qe pëson me pas këmbësori përplasët për toke”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën “Enigma”.
I lënduari është dërguar në Prishtinë, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë.
“Drejtuesi i automjetit Mercedes, ndalohet ne vend ngjarje duke ja afruar ndihmën e pare, te lënduarin më automjetin e tije e dërgon ne drejtim te QKMF-Malishevë, për shkak te lëndimeve këmbësori është dërguar me auto ambulant ne QKUK ne Prishtine, mirëpo është jashtë rrezikut për jete.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, dhe me urdhër te ti, i dyshuari eshte ndaluar ne mbajtje”, tha Policia. /Gazeta Enigma/.