Vetura godet për vdekje një grua në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një femër ka vdekur të premten pasi u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, më saktësisht te rrethi i Lipjanit.

Rastin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj,, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat  janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”./Gazeta “Enigma”/

Related Articles