Vetura humbet kontrollin, aksidentohet brenda lokalit të një poliklinike në Gjilan

Vetura humbet kontrollin, aksidentohet brenda lokalit të një poliklinike në Gjilan

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites të së mërkurës, në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Enigma mëson se vetura është aksidentuar dhe ka hyrë brenda lokalit të poliklinikës “AvicenaKS”.

Lajmin për Gazetën Enigma, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Policisë, vetura është vetaksidentuar, teksa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Ju njoftojmë se më datën 25.09.2024, në orët e pasdites, ka ndodhur një vetaksident trafiku ku një veturë ka humbur kontrollin duke u përplas jashtë rrugës në një lokal këtu në qytetin e Gjilanit. Dy persona kanë kërkuar ndihmën e mjekut. Shkaqet se si ka ardh deri te ky bet aksidet po hetohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjjen e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles