Në Klinë është gjetur një veturë me targa të Zvicrës, e cila ishte në kërkim nga Interpoli, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar.
“Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Enigma/