Dje, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, një automjet ka goditur një fëmijë, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Burimet e ‘Sinjali’ nga Emergjenca kanë bërë me dije se fëmija e ka thyer njërën këmbë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, teksa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.