Të shtunën, një person në Gjermani ka ndërruar jetë pasi vetura Tesla e tij është djegur tërësisht.
Siç shkruan Bild, personi që u aksidentua po udhëtonte në rrugën e qarkut 22 në distriktin Harburg rreth orës 21:45 kur papritmas kaloi në korsinë tjetër.
Nga shpejtësia e madhe ai u përplas me urën e betonit, duke bërë që makina e tij të shpërthejë në flakë, transmeton Klankosova.tv
Policia bën të ditur se është ende e paqartë pse shoferi humbi kontrollin e makinës së tij.