Vëllezërit në Gjakovë rrihen mes vete, nëna lëndohet pasi ndërhyn

Vëllezërit në Gjakovë rrihen mes vete, nëna lëndohet pasi ndërhyn

Një person ka sulmuar vëllanë e tij në Gjakovë të shtunën, ndërsa nëna në tentim për t’i ndarë ka marrë lëndime trupore. 

Policia e Kosovës ka thënë se të lënduarit kanë refuzuar të marrin trajtim mjekësor, ndërsa njëri është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles