Banorët e fshatit Halabak të Podujevës janë të pakënaqur me imamin e ri, të përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Janë rreshtuar para xhamisë së fshatit.
Para se të falin namazin e së premtes, ata po sigurohen që të parandalojnë ardhjen e imamit të ri në fshatin Halabak të Podujevës.
Të vendosur se nuk e duan të përzgjedhurin e Bashkësisë Islame, ka dy të premte që ka pasur përleshje verbale kur ka ardhur imami, të cilin s’e kanë lejuar brenda xhamisë.
Prandaj, edhe këtë ditë Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën.
Madje për këtë, banorët kanë nënshkruar një peticion dhe një sërë kërkesash për Bashkësinë Islame e po ashtu edhe për Avokatin e Popullit.
Por ankesat nuk mbarojnë.
Banorët thonë se për ta është dëshpëruese që nuk u morën parasysh nga Bashkësia Islame.
Pak kohë më pas, filloi edhe namazi i së premtës në xhami.
E atë e drejtoi imami i përzgjedhur nga banorët e fshatit.
Për rastin, T7 ka pyetur edhe kryeimamin e Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jasharin.
Mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.