VIDEO: Dy motra sulmojnë nusen e vëllait, pajtohen pas intervenimit të Policisë

VIDEO: Dy motra sulmojnë nusen e vëllait, pajtohen pas intervenimit të Policisë

Mëngjesin e së mërkures, dy kunata kanë sulmuar nusen e vëllait të tyre në Qifllak të Rahovecit.

Ky i fundit nuk pranoi të flasë para kamerës së Klanit, por prapa saj tregoi se djali i tyre kishte larguar një xhezve, të cilën njëra motër e kishte vënë për ta zier kafenë, andaj aty kishte nisur konflikti.

E në këtë rast kishte intervenuar edhe policia, ku shefi i hetimeve, Fadil Krasniqi, tha se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pala tjetër, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Pas lirimit, të dy familjet zgjodhën mosmarrëveshjet e tyre dhe bashkëshorti pohoi se gruaja e tij, së bashku me fëmijët, janë kthyer në shtëpi.

Videon mund ta shikoni këtu.

Related Articles