Video e Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit, me këngë që lavdërojnë Pavle Gjurishiqin i cili kreu krime kundër myslimanëve në Bosnjë e Sanxhak

Një video në të cilën shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bashkë me kriminelin e luftës, Vojisllav Sheshel është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta në rajon.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë Vuçiqin, i cili mori pjesë në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel.

Madje, siç thuhet më tej, ata të dy së bashku me një këngë lavdërojnë çetnikun Pavle Gjurishiq.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për njeriun i cili ndër tjerash, në vitin 1943, trupat e tij kryen disa masakra kundër popullsisë myslimane të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Sanxhakut, në të cilat u vranë rreth 10,000 njerëz midis janarit dhe marsit, duke përfshirë mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar.

Kujtojmë se presidenti i tanishëm i Serbisë ka qenë pjesë e Partisë Radikale Serbe të udhëhequr nga Sheshel.

Dhe ka qenë avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ai që ka postuar videon në Twitter.

Siç ka shkruar ndër tjerash ai, “është turp për njerëzimin që presidenti i Serbisë të dehet së bashku me kriminelin Vojisllav Sheshel”.

Related Articles