VIDEO: Pllaka kushtuar kriminelit Ratko Mlladiq në Bosnjë, thyhet me çekiç

VIDEO: Pllaka kushtuar kriminelit Ratko Mlladiq në Bosnjë, thyhet me çekiç

Një pllakë kushtuar kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq, e cila u vendos fundjavën e kaluar në Sarajevë, është thyer me çekiç nga një person, rapoton Gazeta Enigma.

Është publikuar një incizim i ngjarjes.

Në video shihet një burrë që i afrohet pllakës kushtuar Mlladiqit, duke mbajtur një çekiç në duar, me të cilin fillon ta thyejë atë.

Ai është filmuar nga automjeti nga një burrë tjetër.

Të dy, pas ngjarjes u dorëzuan në polici, ku u morën në pyetje dhe u liruan.

Related Articles