VIDEO: Policia turke kapin shqiptaren në Aeroportin e Stambollit, kishte me vete ari dhe ora në vlerë 370 mijë dollarë

VIDEO: Policia turke kapin shqiptaren në Aeroportin e Stambollit, kishte me vete ari dhe ora në vlerë 370 mijë dollarë

Dy ditë më parë në Aeroportin e Stambollit, policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatmie Reçi.

Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogram, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.

Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.

Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orave të shtrenjta.

E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milionë lira turke ose rreth 370 mijë dollarë amerikan.

Related Articles