VIDEO: Pritja e Vitit të Ri në spital

VIDEO: Pritja e Vitit të Ri në spital

Ndërrimi i mot-moteve është dita kur më të dashurit mblidhen dhe festojnë.

Mirëpo ka edhe nga ata që Vitin e Ri nuk e presin në të tilla ambiente, por në hapësira spitalore për shkak të trajtimit dhe kurës që kërkojnë.

Kështu, pacientja Hedije Shala në ditën e fundit të këtij mbush 49 vjeç sikurse që edhe Vitin e Ri do ta zbardhë në këtë dhomë të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK së bashku me motrën e saj, e cila e shoqëron tash e sa ditë.

E,  67 vjecari Miran Halili i cili ka një muaj që është hospitalizuar në Klinikë e Pulmologjisë për shkak të pasojave nga COVID-19, nuk është fort i  mërzitur që Vitin e Ri do ta pres në spital, anise një gjë të tillë nuk e kishte menduar kurrë më parë.

Mirëpo pacienti Bashkim Gashi të premten u mallëngjye, teksa shpreson që orët e para të 1 janarit të 2022 t’i shijojë në shtëpi, pasi që mjekët mund ta lirojnë të paktën për  natën e festës.

VIDEO

Related Articles