Me raketa amerikane mund të sulmohet Rusia, nëse ky shtet nis luftë me Ukrainën.
Ato u provuan nga ushtria ukrainase në Donjetsk, në mes tensioneve në rritje të një pushtimi të mundshëm nga ana ruse.
Fuqizimi i Ukrainës me armë moderne ka shqetësuar edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili kërkoi garanci nga Perëndimi për moszgjerimin e NATO-s në lindje.
“Tani ata po na thonë ne luftë, luftë, luftë. Duket se ata po përgatisin një ofensivë dhe po na paralajmërojnë ne që të mos iu dalim në rrugë ose do të ketë sanksione,” deklaroi Putin.
Këto komente Putin i bëri gjatë një konference vjetore maratonë, me 500 gazetarë, në të cilën ai mirëpriti gjithashtu bisedimet me SHBA-në muajin e ardhshëm mbi çështjet midis Moskës dhe Kievit.
Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara, NATO0ja dhe Kievi kanë ngritur alarmin, pasi Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa në afërsi të kufirit të Ukrainës dhe në Gadishullin e okupuar të Krimesë.