VIDEO: Shpirti i vullnetarizmit nuk njeh moshë

VIDEO: Shpirti i vullnetarizmit nuk njeh moshë

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit u shënua të dielen edhe në Kosovë.

Gruan që u zgjodh “vullnetarja e vitit” në Mitrovicë, e gjeti duke mbledhur mbeturina skaj liqenit të Ibrit.

Në atë vend Arta Ibishi Çitaku, shkon pothuajse çdo ditë për të pastruar ambientin, pa marrë asgjë në këmbim. Ajo tha se vullnetarizmi e plotëson si njeri derisa ky aktivitet ka një vend të veçantë në zemrën e saj.

Por, është edhe një 90 vjeçar që punë vullnetare bënë që më shumë se një dekadë.

Plaku që njihet si ‘Baca Bahtijar’ riparon rrugë siç tha për t’ia lehtësuar jetën bashkëqytetarëve të tij.

Bahtijar Bahtiri në ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit tha se shpreson që rinia mitrovicase t’i ndjekë hapat e tij.

Related Articles