VIDEO: Sivjet më pak të dashuruar u martuan për Shën Valentin

VIDEO: Sivjet më pak të dashuruar u martuan për Shën Valentin

Zyrtarja e ofiqarisë, Shpresa Demolli, ka njoftuar se këtë vit më pak çifte e kanë aranzhuar në këtë datë kurorëzimin, për shkak të pandemisë.

Sipas Demollit, vetëm 14 çifte u kurorëzuar të hënën në Komunën e Prishtinës për ditën e Shën Valentinit.

Ndërsa, gjatë ditës në shesh nuk pati shitës ambulantë të luleve sepse inspektorati i komunës i largoi ditë më parë.

Por ata që shitën lule treguan se një karafil u shit për 1 euro, trëndafili 2, e buqeta varionte nga 5 deri në 10 euro.

Related Articles