Një sasi e të hollave është vjedhur këtë të premte në “Moneygram” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana dhe ka bërë të ditur se grabitësi është arrestuar.
“Me informacionet që posedoj deri më tani tek i dyshuari është gjetur një sasi e të hollave dhe një armë lodër” tha Pllana.
Tutje ajo deklaroi se nuk ka njohuri se sa është shuma e të hollave që është gjetur tek personi në fjalë./Gazeta Enigma/