Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e mërkurë në Mitrovicë ka ndodhur një vjedhje në një shtëpi.
Siç njofton Policia, persona të panjohur kanë vjedhur telefon, para dhe stoli të argjendit në një shtëpi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të dyshuar të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një telefon mobil me vlerë rreth 350 euro, një orë dore me vlerë rreth 100 dhe stoli të argjendit me vlerë rreth 150 euro”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.