Vidhet makina luksoze e mërgimtarit, djalit të grupit të njohur muzikor “Zhutat”

Vidhet makina luksoze e mërgimtarit, djalit të grupit të njohur muzikor “Zhutat”

Mbrëmë në Gjakovë është vjedhur vetura e mërgimtarit, Atdhetar Jahjaga.

Atdhetari është djali i Bekimit, i cili është pjesë e grupit të njohur muzikor “Zhutat”.

Ai ka thënë se veturën e ka parkuar mbrëmë rreth orës 22:00 dhe kur është zgjuar nuk e ka gjetur.

“Rreth orës 22:00 e kam parku para një qebaptore në Gjakovë, kur u zgjova në mëngjes e pash që nuk është. Rastin e kam denoncuar në Policinë e Kosovës, ata po merren me rastin. Vlera e veturës së vjedhur është dikun 20 mijë euro”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka ndonjë informacion të lajmëroj në numrat mëposhtëm.

048386072

043820845

Related Articles