Viti: Arrestohen babë e bir që u rrahën mes vete, i biri pëson lëndime të rënda

Viti: Arrestohen babë e bir që u rrahën mes vete, i biri pëson lëndime të rënda

Një rast dhune ka ndodhur dje në një familje, në fshatin Budrikë e Epërme, në Viti, ku babë e bir kanë përfunduar në pranga pas një përleshje fizike.

Si pasojë e dhunës, i riu ka pësuar lëndime të rënda.

Me të arritur Policia në vendin e ngjarjes, ka arrestuar dy të dyshuarit. Pas intervistimit, Policia ka ndaluar për 48 orë prindin, ndërsa të riun e kanë liruar me procedurë të rregullt.

Për këtë rast, Policia ka njoftuar edhe në raportin 24 orësh.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me 11.08.2023 janë arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raport. 

Related Articles