Një familje nga Vitia ka lajmëruar policinë për një veprim të dy personave.
Këta të fundit në orët e para të së dielës e kishin vendosur një arkivol para hyrjes së shtëpisë së familjes nga Vitia.
Për rastin kanë ndarë detaje nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se arkivoli ishte i zbrazët.
Osmani tha se tashmë hetimet kanë nisur në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Njësite policore relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma