Viti: Një burrë kapet me dy lopë në veturë që tentoi t’i transportonte ilegalisht

Viti: Një burrë kapet me dy lopë në veturë që tentoi t’i transportonte ilegalisht

Në fshatin Dobresh të Vitisë, policia gjatë patrullimit e ka ndaluar një person, ku në automjetin e tij ishin të ngarkuara dy krerë lopë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Agjencioni i Veterinarisë dhe prokurori kompetent.

I dyshuari dhe kafshët janë liruar ndërsa rasti është cilësuar si “Transport ilegal i kafshëve”.

Related Articles