Viti: Njëri nga kandidatët thyen heshtjen, vendos baner në afërsi të qendrës së votimit

Viti: Njëri nga kandidatët thyen heshtjen, vendos baner në afërsi të qendrës së votimit

Procesi zgjedhor në Viti, ka filluar me kohë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident nga ana e votuesve.

Por një parregullsi që është vërejtur në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë, është se njëri nga kandidatët që janë në garë për të parin e Vitisë, ka vendosur një baner në afërsi të kësaj qendre, duke e thyer kështu heshtjen zgjedhore.

Ndërkaq është vërejtur një fluks më i madh i qytetarëve për të votuar në orët e pasditës.

Ndërsa, sot e diele qytetarët e Kosovës vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Deri në orën 16:00 kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Related Articles