Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme në stacionin policor në Viti, një qytetar e ka dorëzuar një portofol me para të gatshme dhe dokumente personale të cilën e kishte gjetur.
“Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25nё Stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang Zvicerane”, thuhet në njoftim të policisë.
Policia njofton se përmes rrugëve operative e ka gjet personin të cilit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të.
“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen|, thuhet në njoftim të policisë.