Një vajzë nga qyteti i Vitisë ka raportuar se të hënën e 17 janarit është sulmuar fizikisht nga babai i saj, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Viti, 17.01.2022-17:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, ka bërë të ditur policia./Gazeta Enigma/