Ministri Vitia: 15 nga bashkëtdhetarët nuk kanë pësuar lëndime në aksident, të tjerët janë akomoduar dhe trajtuar nga autoritet spitalore kroate

Ministri Vitia: 15 nga bashkëtdhetarët nuk kanë pësuar lëndime në aksident, të tjerët janë akomoduar dhe trajtuar nga autoritet spitalore kroate

Në konferencën për shtyp, me të arritur të kontigjentit të bashkëatdharëve nga Kroacia, ministri Arben Vitia ka falënderuar kryeminstrin e Kroacisë, Pletkoviç dhe krerët e institucioneve të shëndetisë e atyre të sigurisë dhe emergjencave, veçmas drejtorin dhe personelin e spitalit në Sllavonski Brod, të cilët sipas tij, kanë bërë çmos që pacientët të marrin trajtimin e duhur dhe të ndjehen si në shtëpi.

“28 veta tani më janë liruar, 15 tjerë vazhdojnë hospitalizimin, një bashkëtdhetare është transferuar në Zagreb, dhe gjendja e saj aktualisht është stabile, ndërsa nevojiten edhe disa ditë derisa të rikuperohet”, ka thënë Vitia.

Vitia ka shtuar më tej se “të gjithë 15 peronat janë në gjendje stabile përveç dy të hospitalizuarëve që po rikuperohen, njëri nga ta në gjendje pak më të rëndë. 4 nga bashkëtdhatërt kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani për trajtim, ndërsa 6 të tjerë pritet të lirohen gjatë ditëve në vijim.”

Autoritetet kanë pa të nevojshme që të vijojnë dhe 2 deri 3 ditë trajtimin në qendrat spitalore të Sllavonski Brodit dhe qytezave përreth, ka thënë më tej Vitia, duke iu referuar gjendjes së përgjithshme të paicentëve të lënduar që janë duke u trajtuar akoma në Kroaci.

Related Articles