Vitia: Edhe një mijë profesionistë do t’i shtohen stafit shëndetësor në betejën COVID-19

Vitia: Edhe një mijë profesionistë do t’i shtohen stafit shëndetësor në betejën COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media i cili ka njoftuar se stafit shëndetësor do t’i shtohen 1000 mijë profesionistë, kurse në anën tjetër ai ka bërë të ditur se edhe 400 profesionistë shëndetësor do të vijnë si front i parë në këtë betejë me COVID, raporton Gazeta Enigma.

“Në mesin e qytetarëve duket se është krijuar një ide se ky variant edhe pse po shpërndahet më shpejt është më i lehtë se ata paraprakë. Me keqardhje duhet t’u them se s’është aspak e vërtetë. Pos shpërndarjes më të shpejt se variantet paraprake, është një nga viruset më agresivë respiratorë. Edhe të rinjtë preken. Spitalet janë përmbushur. Me komitetin e SHSKUK-së, kjo ishte brenga kryesore. Por, mbi 1000 profesionistë shëndetësorë do t’u vijnë në ndihmë së shpejti”,

Ai thënë se në tre mujorin në të cilin gjendemi do të vijnë edhe 600 mijë e 22 vaksina, derisa një pjesë ka ardhur nga korriku dhe gushti.

Vitia ka theksuar se së shpejti do të vijnë mbi 400 mijë vaksina Pfizer, të cilat janë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE: Vitia thotë se ka mjaftueshëm vaksina: Këtë javë arrijnë edhe 150 mijë doza të Astra Zeneca

“Kemi vaksina të mjaftueshme Pfizer dhe AstraZeneca, poashtu pas rritjes së kapaciteve të vaksinave, sllotet të vaksinës Pfhizer janë më të pakta se sa administrimet që I kemi bërë këto ditë”, ka thënë Vitia.

Derisa, Vitia tutje ka thënë se ka vaksina të sigurta dhe se Kosova është vendi i vetëm në botë që ka siguruar vaksina nga EMA dhe FBI.

Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar, sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund ta parandalojmë ndonjë valë të re të pandemisë.

“Pothuajse I gjithë kabineti qeveritar jemi vaksinuar me AstraZenca, kjo vaksinë po tregohet shumë e suksesshme sikurse vaskina Pfhizer. Në këtë kohë është shumë e rëndesishmë që të vaksinohemi sa më shumë dhe sa më shpejt se vetëm kjo parandalon valë të reja të pandemisë.”

Ndryshe, ministri Vitia ka thënë se në takimin e Komitetit kjo ishte brenga e vetme.

Related Articles