Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, me rend dite pyetjet parlamentare.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve të ardhura nga partitë opozitare pasi ata nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Deri sa të votohen marrëveshjet ndëkombëtare nuk do të përgjigjem në pyetjet që i bëni, sidomos nga deputetë të cilët nuk i votojnë këto marrëveshje”, ka thënë Vitia.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetëve opozitarë.
Time Kadrijaj nga AAK i reagoi duke thënë se më kërcënime të tilla nuk mund t’i shantazhoni.