Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten do ta pres në Beograd Kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Vuçiq tha se me Scholzin do të ketë një takim “në katër sy dhe të gjatë”.
“Ne do të flasim për rrugën evropiane të Serbisë, për të gjitha marrëdhëniet tona politike, kështu që lidhet edhe me Kosovën, me situatën në rajon, por edhe me zhvillimin e ekonomisë sonë”, tha Vuçiq.