200 mijë euro dyshohet se janë vjedhur nga arka në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë.
E lidhur me rastin kanë reaguar nga Teqja e Madhe Gjakovë-Prizren.
Sipas komunikatës paratë e grumbulluara do të përdoreshin për rindërtimin e Teqesë në Marash të Prizrenit.
Po ashtu kërkohet edhe zbardhja e rastit nga ana e organeve të rendit dhe të drejtësisë.
“Shuma e parave dhe gjërave të tjera me vlerë, e grabitur në Teqe, ka qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut te Teqesë së Madhe, familjes Shehu dhe të besimtarëve, me qëllim të investimit në rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqesë se Madhe ne Marash-Hisar të Prizrenit”, thuhet në komunikatë.