Kërcënimi i krizës energjetike po i shtyn njerëzit të vjedhin dru në zvicër, si burim kryesor për ngrohje.
Prodhuesit e drurit raportojnë se po vidhen kuti me dru zjarri të stokuara në objektet e tyre.
“Për momentin, një në katër kuti merret pa u paguar”, sipas prodhuesit të lëndës drusore, Samuel Bischofberger.
Dhe Thomas Studer, drejtor i një operacioni pyjor në kantonin Solothurn, tha se “furnizimet e drurit po shkrihen si bora në diell”.